Ajo ka thënë se aleatët në NATO, është dashtë që këtë vendim ta marrin bashkarisht dhe kështu të vazhdojnë të dëshmojnë unitet brenda aleancës .
Presidenti i SHBA -ve, Donald Trump, ka befasuar aleatët Europian, por edhe nje pjesë të administratës së tij pas vendimit të marrë për tërheqje të trupave nga Siria dhe Afganistani, me pretekst që lufta kundër forcave të shtetit islamik ka përfunduar me sukses dhe qëndrimi i ushtarëve në këtë zonë është i pa nevojshëm.
Kjo situatë e krijuar ka luhatur besimin në mes të aletave në NATO ka thënë ministrja gjermane e mbrojtjes Ursula von der Leyen, në kohën kur vendet anëtare janë të kërcnuara në vazhdimsi nga ndryshimet politike që po ndodhin në gjithë botën.
]]>