4.2 C
Pec
E enjte, 7 Dhjetor, 2023

Gjermania mendon se KFOR-i nuk duhet të marrë kontrollin në veri

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Joern Rohde, ka thënë se qëndrimi i shtetit gjerman për sa i përket sovranitetit të shtetit Kosovës nuk ka ndryshuar. Ai ka thënë se Gjermania nuk mendon që KFOR-i të marr nën kontroll veriun e Kosovës.

Mendoj se të gjitha deklaratat tona e kanë bërë të qartë këtë javë se Kosova është një vend sovran. Policia e Kosovës është institucion për zbatimin e ligjit në Kosovë e mbështetur nga KFOR-i dhe EULEX-i”, ka thënë ambasadori Rohde, në intervistë për emisionin KallxoPërnime.

Rohde ka shtuar se nëse kërkohet nga Policia e Kosovës që të veprojë KFOR-i apo EULEX-i, ata do të veprojnë sipas rregullave.

Ndryshe të enjtën kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama tha se për sigurinë e veriut të Kosovës të vendoset misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë – KFOR.

Ndërsa kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i është përgjigjur homologut të tij shqiptar, Edi Rama, pas deklaratave se “KFOR-i duhet të marrë në kontroll veriun e Kosovës”.

Kurti në një intervistë për mediumin boshnjak “Istraga.ba” ka thënë se Kosova përgjatë kufirit me Serbinë ka nevojë për patrulla të përbashkëta që përfshijnë Policinë dhe KFOR-in por jo të ndryshohet protokolli sipas të cilit Policia është reaguesja e parë./Kallxo.com/Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...