5.2 C
Pec
E enjte, 13 Shkurt, 2025
https://www.njeshi.com/wp-content/uploads/2024/04/Radio-1-1.png

Gjest i Bedri Hamzës, lulet që mori ia dhuroi gruas së tij

Në tubimin e sotëm në Palestrën Minatori të Mitrovicës, kandidati i PDK-së, Bedri Hamza, u brohorit me entuziazëm nga përkrahësit e tij.

Gjatë fjalës së tij, Hamza shprehu krenarinë për periudhën si kryetar i komunës, duke theksuar se ka punuar me nder dhe përgjegjësi për të nderuar qytetarët dhe vendin.

Një moment që ra në sy dhe që ngërthente një simbolikë të veçantë ishte gjesti i tij para se të niste fjalimin. Ai, buqetën me lule që e mori pas hipi në skenë, ia dhuroi gruas së tij.

Një akt i thjeshtë, por plot kuptim që pasqyronte dashurinë dhe respektin ndaj asaj që e mbështet në çdo hap. Ky moment i veçantë krijoi një atmosferë emocionuese, duke reflektuar përkushtimin e thellë që Hamza ka ndaj familjes dhe qytetarëve./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...