8.2 C
Pec
E shtunë, 2 Mars, 2024

Gjilan: KPF i jep mbështetje kërkesës për lirimin e bizneseve nga taksa komunale 2023

Komiteti për Politikë dhe Financa i Komunës së Gjilanit, në mbledhjen e sotme i ka dhënë mbështetje rekomandimit të Drejtorisë për Zhvillim Ekonomik për lirimin e bizneseve nga taksa komunale për vitin 2023.

Siç u tha, kjo do të ndikojë në përballimin e situatës së krijuar dhe përmirësimin e klimës në ekonominë lokale.

Drejtoria e Zhvillimit Ekonomik vlerëson se kriza ka paralizuar sektorët jetikë të ekonomisë, si transportin, ndërtimin, shërbimet në fushën e hotelerisë, gastronominë, prodhimin si dhe sektorë të tjerë kyç në zhvillimin ekonomik lokal.

Po ashtu, KPF ka rekomanduar për Kuvend edhe planin lokal të veprimit për barazi gjinore 2024-2026, planin e punës të ekipit për të Drejtat e fëmijëve 2024-2026, sikurse edhe propozim vendimin për miratimin e Planit të punës të Kuvendit për vitin 2024 si dhe orarit të mbledhjeve të rregullta të Kuvendit dhe Komiteteve për vitin 2024.

Njëherësh, KPF ka analizuar dhe rekomanduar për Kuvend edhe propozimin për përcaktimin e vlerës së qirasë dhe bonuseve të banimit në dy programe sociale.\Njeshi\

 

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...