5.1 C
Pec
E enjte, 13 Shkurt, 2025
https://www.njeshi.com/wp-content/uploads/2024/04/Radio-1-1.png

Gjilan, nënshkruhet marrëveshja për ndërtimin e shkollës së re të mjekësisë

Është nënshkruart marrëveshja në vlerë 3.3 milionë euro për ndërtimin e shkollës së re të mjekësisë në Gjilan.

Komuna e Gjilanit ka njoftuar se është arritur marrëveshja e bashkëpunimit për ndërtimin e Shkollës së Mjekësisë “Dr. Asllan Elezi” në Gjilan, në mes Komunës së Gjilanit me Islamic Relief Kosova.

Sipas njoftimit nënshkrimi i marrëveshjes u bë nga kryetari i Komunës së Gjilanit Alban Hyseni dhe drejtori i  Islamic Relief Kosova, Mohamed Soliman.

Me ndërtimin e shkollës së re,  nxënësit do të kenë një objekt të pajisur me të gjitha pajisjet dhe kushtet e nevojshme.

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, tha se: 3.3 milionë euro për shkollën e re të mjekësisë në Gjilan.

“Sot, së bashku me përfaqësuesit e organizatës Islamic Relief Kosova, nënshkruam memorandumin e bashkëpunimit për ndërtimin e Shkollës së Mjekësisë “Dr. Asllan Elezi” në Gjilan. Jam i lumtur që nxënësit do të kenë një objekt të ri dhe modern, i pajisur me të gjitha kushtet e nevojshme për zhvillimin e mësimit”, tha kryetari Hyseni./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...