14 C
Pec
E premte, 7 Maj, 2021

Gjimnazistët e Pejës me aktivitete paraprake për 2 Prillin – Ditën e Autizmit

‘Kontribuo në Pavarësimin tënd’, është aktiviteti i realizuar nga Shkolla e Mesme ‘Bedri Pejani’ në Pejë që zhvillohet në kuadër të 2 Prillit – Ditës së autizmit.

Kampanja e realizuar nga nxënësit vullentmirë të kësaj shkolle të udhëhequr nga mësimdhënësja Diellza Bakraçi Shala, për qëllim ka pasur ngritjen e vetëdijes dhe mbledhjen e fondeve për fëmijet me autizem, marr parasysh gjendjen ekonomike të shkaktuar nga Covid -19.

Mjetet e mbledhura nga shitja e kartolinave do të jenë dedikim për fëmijët në realizimin e pagesës së shërbimit të drejtpërdrejt terapeutik për rastet sociale.

Mësimdhënësja Diellza Bakraçi Shala, me këtë rast ka thënë se aktivitetet e Shkollës së Mesme ‘Bedri Pejani’ nuk do te ndalen me kaq. Ditëve në vazhdim do të kenë angazhim dhe aktivitete të tjera në këtë drejtim./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...