6.8 C
Pec
E premte, 16 Maj, 2025

Gjini i ashpër me VV-në: Çka dreqin po doni, a po i doni votat e hajvanatit?

Nënkryetari i AAK-së, Ardian Gjini treguar i ashpër me Lëvizjen Vetëvendosje.Ai ka thënë se atyre duhet t’u bëhet një pyetje se çka po duan dhe a po i duan votat, siç u shpreh ai “të hajvanatit”.

“Prej anës së Lëvizjes Vetëvendosje është kulmi i hiporizisë, unë e kam dëgjuar edhe Albulena Haxhiun që po kërkon të bëhet kryetare e Kuvendit, i kam dëgjuar edhe eksponentët e tjerë, i kam dëgjuar çfarë flasin”.

“Edhe tash duhet me i pyet, ‘të nderuar anëtarë të Kuvendit nga Lëvizja Vetëvendosje, çka dreqin po doni, çka jeni t’u dashtë, a po i doni votat e hajvanatit për me u bë ju në pushtet, a po na tregoni se çka po doni’?”, është shprehur Gjini. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...