6.8 C
Pec
E premte, 14 Shkurt, 2025
https://www.njeshi.com/wp-content/uploads/2024/04/Radio-1-1.png

Gjini: Nëse e don vendin dhe popullin, Kurti jep dorëheqje

Kryetari i Gjakovës, njëherit kandidat për deputet në Kuvendin e Kosovës, Ardian Gjini, ka komentuar zhvillimet e fundit lidhur me publikimin e bisedave ku është i përfshirë edhe kryeministri i vendit, Albin Kurti.

Gjini përmes një reagimi në llogarinë e tij në Facebook ka thënë se në këto rrethana Kurti do të duhet të dorëhiqej.

“Në rrethanat e krijuara, cilido politikan që e do vendin dhe popullin e vet do duhej të jepte dorëheqje, jo të kërkonte mandat të tretë. Por ky e do mandatin për veten e tij, jo për qytetarët e Kosovës. Çdo ditë dalin në sipërfaqe afera korruptive,  aleatët  na kanë braktisur, Kurti për interes të vetin don me na lënë vetëm”, ka thënë Gjini.

Në rrethanat e krijuara, cilido politikan që e do vendin dhe popullin e vet do duhej të jepte dorëheqje, jo të kërkonte mandat të tretë. Por ky e do mandatin për veten e tij, jo për qytetarët e Kosovës. Çdo ditë dalin në sipërfaqe afera korruptive, aleatët  na kanë braktisur, Kurti për interes të vetin don me na lënë vetëm.

Nëse nuk jep dorëheqje ka me e heq populli.

Detyra e parë e një shërbyesi të shtetit është të ndihmojë njerëzit që të kuptohen me njëri-tjerein dhe të ecin së bashku duke bashkëvepruar, e jo ti izoloj e ti hasmërojë mes vete. Prioritetet e Aleancës i prezentova edhe sonte me qytetarë në Bashkësitë Lokale Lipovec, Gërçinë e Bishtazhin.Jemi bashkë pa dallim për ndryshimin e domosdoshëm që i duhet këtij vendi me 9 Shkurt./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...