18.6 C
Pec
E hënë, 7 Tetor, 2024

Gjini thotë se nëse Kurti fiton sërish shumicën e votave do të ketë konkluzë që populli mendon si Albin Kurti në raport me SHBA-të

Ardian Gjini, nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ka thënë SHBA-ja vazhdimisht po deklaron se “kanë marrëdhënie të shkëlqyeshme me popullin e Kosovës, por jo me Qeverinë e Kosovës”.

Por, ai ka pyetur se çka nëse Albin Kurti fiton sërish 50% të votave.Atëherë sipas Gjinit do të jetë konklzuë e brendshme që “populli i Kosovës mendon si Albin Kurti”.Në këtë kontekst, ai thotë se “SHBA-ja do të vazhdojë mos ta fajësojë popullin e Kosovës”, por konkluza do të ekzistojë.

“SHBA-të kanë me pretendu që vazhdimisht që marrëdhëniet e i kanë të shkëlqyeshme me popullin e Kosovës, por jo me Qeverinë e Kosovës. Çka ndodh nëse edhe njëherë e voton Albin Kurtin me një shumicë të tillë 50% +1 votë. Çfarë ndodh, si pikë e parë konkludohet që populli i Kosovës mendon si Albin Kurti, jo si na. Ata prap kanë me thënë nuk kemi marrëdhënie të këqija me popullin e Kosovës. Konkluzimi i brendshëm ka me qenë që populli i Kosovës është kështu, jo vetëm Albin Kurti”, ka thënë ai. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...