15.2 C
Pec
E diel, 16 Mars, 2025

Gjini tregon se a do të garojë për kryetar të AAK-së nëse tërhiqet Haradinaj!?

Nënkryetari i AAK-së, Ardian Gjini ka njoftuar se mund të garojë për kryetar të kësaj partie vetëm nëse, Ramush Haradinaj nuk garon.

Gjini në T7 tha se përderisa Ramush Haradinaj është kryetar i partisë dhe vazhdon të garojë, ai do të jetë gjithmonë me të.

“Deri sa të jetë Ramush Haradinaj kryetar i partisë dhe derisa të garon ai, Ardian Gjini do të jetë me Ramush Haradinaj për 1 milion arsye. Nëse ndonjë ditë Ramush Haradinaj nuk garon, unë garoj. Nuk e di kur ka me ndodh. Ne zgjedhjet i kemi në vitin tjetër. Por nuk muj me ditë këtë punë. Por lojaliteti te na është i një natyre më ndryshe, jo pse Ramush Hardinaj është themeluesi i partisë, por na e dimë që ai qe dy herë është këputë në gjysmë të punës, në 2004 u dasht me shku në Hagë dhe në 2009 kur veq e kem pasë një dyfshim të votave, u dasht me shku.

Në rrethana tjera, unë garoj për kryetar të partisë, por jo nëse garon Ramush Hardinaj”, tha ai./Njeshi&T7/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...