22.9 C
Pec
E shtunë, 13 Korrik, 2024

Gjithandej Kosovës, po ndërtohen shtëpi për komunitetin joshumicë

Në komunat e Kosovës, po ndërtohen gjithandej shtëpi të reja për komunitetet joshumicë. Kështu tha edhe ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, në një postim në Facebook,

Krasniqi, bashkë me kryeministrin Albin Kurti, vunë gurthemelet tek shtëpia e zonjës Bleranda Bajramaj nga komuniteti egjiptian, e cila ka jetuar në kushte të rënda ekonomike.

“Gjithandej në komunat e Kosovës, po ndërtohen shtëpi të reja për komunitetet jo shumicë. Nga thirrja e MAPL-së për ndërtimin e shtëpive, kësaj radhe së bashku me Kryeministrin Albin Kurti, vumë gurthemelet tek shtëpia e zonjës Bleranda Bajramaj nga komuniteti egjiptian, e cila ka jetuar në kushte të rënda ekonomike. Banimi i qëndrueshëm dhe i sigurt është një nga programet i cili i ka ndihmuar drejtpërdrejtë qytetarët tanë”, shkruan Krasniqi./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...