Është koha për t’u kthyer në Hawkins, Indiana për herën e pestë dhe të fundit. Sezoni 5 i “Stranger Things” do të transmetohet në Netflix në tre pjesë vjeshtën e ardhshme.
Data zyrtare e publikimit për sezonin e 5-të vjen më shumë se tre vjet pas premierës së sezonit të 4-të, i cili u publikua në këste.
Shtatë episodet e para u transmetuan në maj 2022, të ndjekura nga dy episode të plota në korrik. Finalja e sezonit të 4-të, e titulluar “The Piggyback”, zgjati 2 orë e 30 minuta./Njeshi/