Një numër gjithnjë e më i madh i vendeve evropiane dhe aleatëve tradicionalë amerikanë këtë javë kanë lëshuar paralajmërime për qytetarët e tyre që të jenë të kujdesshëm gjatë udhëtimeve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ndër këto vende janë Gjermania, Britania e Madhe, Danimarka dhe Finlanda.
Megjithëse asnjë nga këto shtete nuk ka këshilluar zyrtarisht kundër udhëtimit në SHBA, paralajmërimet e tyre tregojnë për një shqetësim në rritje lidhur me politikën e imigracionit të Amerikës dhe papërcaktueshmërinë gjatë hyrjes në vend, madje edhe për ata me dokumente të rregullta, shkruan newsweek.
Në javët e fundit janë raportuar disa incidente në kufijtë amerikanë.
Për shembull, sipas “The Guardian”, një shkencëtari francez i është ndaluar hyrja në SHBA edhe pse po shkonte në një takim zyrtar në Qendrën Kombëtare Franceze për Kërkime Shkencore (CNRS). Zyrtarët e imigracionit i kontrolluan telefonin dhe gjetën mesazhe kritike ndaj presidentit amerikan Donald Trump.
Lexoni më shumë në Telegrafi. /Njeshi/