22 C
Pec
E premte, 14 Qershor, 2024

GJND urdhëron Izraelin të ndalojë ofensivën në Rafah

Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë vendos që Izraeli duhet të ndalojë menjëherë ofensivën e tij ushtarake dhe veprimet e tjera në Rafah, duke përmendur “rrezikun emergjent” për popullin palestinez.

Gjykatësi Salam ka thënë se GJND-ja po urdhëron Izraelin të ndalojë ofensivën e tij në Rafah, raporton BBC, transmeton Gazeta Express.

Ai tha se situata aktuale atje sjell rreziqe të mëtejshme të dëmtimit të pariparueshëm për të drejtat e njerëzve në Gaza.

Ai tha se situata kishte ndryshuar që kur GJND-ja dha urdhrat e saj të mëparshëm dhe ishin plotësuar kushtet për masa të reja emergjente në këtë rast.

Urdhrat e gjykatës:

-ndalimi i operacionit ushtarak në Rafah

-hapja e pikës kufitare n 137 Rafah me Egjiptin për hyrjen e ndihmave humanitare

-të sigurojë qasje në Gaza për hetuesit dhe misionet e gjetjes së fakteve

-të raportojë në gjykatë brenda një muaji për ecurinë e saj në zbatimin e këtyre masave/Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...