11 C
Pec
E shtunë, 2 Mars, 2024

Gjobiten dy shoferë në rrugën Mitrovicë – Vushtrri, u kapën duke bërë gara sportive me vetura

Policia e Kosovës ka njoftuar se këtë të premte ka gjobitur dy shoferë për kundërvajtje në trafikun rrugor.

Sipas njoftimit, kundërvajtësit janë hasur në aksin rrugor Mitrovicë – Vushtrri duke bërë gara sportive me vetura, në kundërshtim me rregullat e trafikut rrugor.

Kështu sipas policisë, ata kanë penguar dhe rrezikuar edhe pjesëmarrësit tjerë në trafikun rrugor. “Ndaj kundërvajtësve shoferëve u  janë  shqiptuar gjoba prej 150 euro, si dhe  nga një (1) pikë negative”, thuhet në komunikatën për media. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...