5.8 C
Pec
E diel, 21 Prill, 2024

Gjobitet me 500 euro kompania që ndoti rrugët e kryeqytetit gjatë bartjes së materialeve, Rama: Inspektorati do të vazhdojë me gjoba

Inspektorati i Kryeqytetit e ka gjobitur me 500 euro një kompani që ka ndotur rrugët e kryeqytetit, gjatë bartjes së materialeve për ndërtim.Kryetari i Prishtinës, Pëprarim Rama, ka thënë se këto gjoba do të vazhdojnë në secilin rast që ngasësit do të tregohen të pakujdesshëm e të papërgjegjshëm.

“Të nderuar qytetarë dhe kompani ndërtimi, ju lutemi të tregoheni të kujdesshëm derisa bartni materialet për ndërtim, mos dëmtoni rrugët e Kryeqytetit! Inspektorati i Kryeqytetit do të vazhdojë me gjoba në secilin rast që ngasësit do të tregohen të pakujdesshëm e të papërgjegjshëm. Ta ruajmë e të kujdesemi bashkë për pronën publike”, ka shkruar Rama./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...