18.8 C
Pec
E premte, 24 Maj, 2024

Gjobitet një 26 vjeçar në Ferizaj, voziti nën masën mbrojtëse

Është gjobitur me 500 euro, pesë pikë negative, vazhdim i masës mbrojtëse edhe për gjashtë (6) muaj, si dhe i është konfiskuar vetura një 26 vjeçari në Ferizaj që u kap duke e vozitur automjetin nën masën mbrojtëse.

“Policia e Komunikacionit Rrugor në rrugën “Ahmet Kaçiku” në Ferizaj ka ndaluar shoferin S.M (M/K) i moshës 26 vjeçar,  i cili po drejtonte veturën e tij Opel me targa vendore nën masën mbrojtëse, ku me ligjin e ri parashihet gjobë, vazhdim i masës mbrojtëse, pikë negative dhe konfiskim i automjetit. Ndaj tij policia i ka shqiptuar një gjobë kundërvajtëse prej pesëqind (500) euro, pesë (5) pikë negative, vazhdim i masës mbrojtëse edhe për gjashtë (6) muaj, si dhe i është konfiskuar përkohësisht automjeti”, thuhet në njoftim.

Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë me aktivitete të shtuara, me synim parandalimin e aksidenteve në komunikacionin rrugor dhe apelojmë tek shoferët që të bëjnë kujdes të mos drejtojnë automjetet nën masën mbrojtëse të shqiptuar më herët. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...