8.1 C
Pec
E shtunë, 24 Shkurt, 2024

Gjuajti me armë zjarri pas konfliktit me një person, arrestohet i dyshuari në Gjilan

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person në Gjilan, pasi që i njëjti pas një konflikti që kishte pasur me një person ka shtënë me armë zjarri.

Rasti ka ndodhur ditën e hënë, rreth orës 16:00.

“Drejtoria rajonale e Policisë Gjilan, Stacioni Policor Viti me datën 24.07.2023, rreth orës 16:00 ka pranuar informacion se në fshatin Goshicë pas një konflikti verbal në mes të viktimës B.B. (viti i lindjes 1960, mashkull kosovar shqiptar) dhe të dyshuarit N.M. (viti i lindjes 1956, mashkull kosovar shqiptar), dyshohet se i dyshuari ka shtënë me armë zjarri revole në drejtim të pa përcaktuar nga të cilat të shtëna askush nuk është lënduar, thuhet në njoftim.

Njësitet policore i janë përgjigjur rastit duke lokalizuar dhe arrestuar të dyshuarin e rastit nga i cili është konfiskuar një armë e kalibrit 7.65 mm, një karikator, pesë fishekë të kalibrit 7.65 mm, një 1 predhë dhe një gëzhojë si provë materiale për gjykatën.

Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori i shtetit i cili ka urdhëruar që të iniciohet rast ,,Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm’’ dhe “Mbajtje në pronësi, kontrolle ose posedim të pa autorizuar të armëve’’ dhe ndaj të dyshuarit ka lëshuar masën e ndalimit për 48 orë. Rasti është dërguar prokurorin e shtetit.

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...