Mesditën e së martës një ka pasur sërish të shtëna me armë në lagjen “Aktash” në kryeqytet.
Nga Policia e Kosovës kanë thënë për media se lidhur me rastin persona të lënduar nuk ka, ndërsa nuk bëhet e ditur se është arrestuar ndonjë person.
“Sot rreth orës 14:20, kemi marrë informatën për gjuajtje me armë zjarri të ndodhur në rrugën ‘Gazmend Zajmi” në Prishtinë.
Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen. Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast nuk ka persona të lënduar”, tha Flora Ahmeti /Njeshi/