Gjuajtjes me armë zjarri sonte në qendër të Klinës i parapriu një rrahje mes dy grupeve.
Kështu bëjnë të ditur burimet të ‘RADIO 1’.
Më pas nga njëra palë kanë shtënë me armë zjarri e më pas janë larguar nga vendi i ngjarjes.
Të njëjtit dyshohet që kanë ikur me një veturë Q7.
Policia në këto momente është duke bërë shikimin e kamerave të sigurisë.
Rruga aktualisht është e lirë për qarkullim./Njeshi/