16.3 C
Pec
E premte, 23 Maj, 2025

Gjuajtja me armë tek Stacioni i Autobusëve në Pejë, flasin nga Policia

Siç raportoi më herët ‘RADIO 1’, një gjuajtje me armë zjarri ka ndodhur pak pas mesditës tek stacioni i Autobusëve në Pejë.

Nuk dihet se kush ka qenë cak i kësaj gjuajtje e as për të lënduar ose bilanc tjetër nga kjo gjuajtje.

Për rastin sapo kanë folur edhe nga Policia rajonale. Driton Rugova – Zyratar për Informim tha për ‘RADIO 1’ se Ekipet përkatëse policore janë në vendngjarje ndërsa ende janë në fazën e grumbullimit të informatave.

‘Rreth orës 12:20 minuta komanda policore në Pejë, është njoftuar për gjuajtje me armë në rrugën ‘Vëllëzërit Gërvalla’ tek stacioni i autobusëve. I jemi përgjigjur me urgjencë vendit të ngjarjes ndsa tani janë shtuar ekipet dhe njësitet përkatëse. Deri në këtë fazë nuk mund të konfirmojmë diçka tjetër e as për të lënduar. Jemi në grumbullim të informacioneve ndërsa një aksion në rrugë operacionale po zhvillohet.’-tha Rugova për ‘RADIO 1’.

Hyrja për në hapësirat  e stacionit të Autobusëve mbetet e bllokuar./Njeshi&RADIO 1/

Gjuajtje me armë zjarri tek Stacioni i Autobusëve në Pejë

Me mbjellje fidanësh në Pejë, Shoqata “Gjeravica” shënoi 22 Prillin – Ditën e Tokës

 

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...