0.4 C
Pec
E premte, 7 Shkurt, 2025

Gjuajtje me armë në Pejë, Policia jep detaje

Pasditen e së mërkurës, një incident me armë zjarri ka ndodhur në rrugën “Bill Clinton” në Pejë, pranë Spitalit të Verbërve.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, ka bërë të ditur se një zyrtar policor, gjatë një patrullimi rutinë, ka vënë re gëzhoja dhe njolla gjaku në vendngjarje.

Ai menjëherë ka njoftuar njësitë policore, të cilat kanë mbërritur shpejt për të hetuar rrethanat e ngjarjes.

Sipas Gashit, ngjarja është raportuar rreth orës 14:52.

Aktualisht, policia është e angazhuar në hetimin e rastit dhe po punon për të zbuluar më shumë detaje lidhur me incidentin.

“Rreth ores 14: 52 minuta një zyrtar policor i cili derisa ishte duke ecur në rrugën “Bill Clinton” në afërsi të Spitalit të verbërve ka hasur në disa gëzhoja dhe njolla të gjakut. Zyrtari policor menjeherë ka njoftuar policinë dhe në vend ngajrje kanë dalë njesitet policore, të cilët janë duke u marrë me rastin. Tani për tani kemi vetëm këto të dhëna dhe se po merremi me rastin”, ka deklaruar Gashi./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...