5 C
Pec
E hënë, 9 Dhjetor, 2024

Gjueti e kundërligjshme në Prizren, policia shfaqë pamjet pas sekuestrimit të shtatë armë

Në orët e hershme të mëngjesit të sotëm, policia në Prizren ka arritur t’i ndalojë pesë persona dhë ka sekuestruar shtatë armë, tre nga to pa leje adekuate në kuadër të planit operativ me qëllim të parandalimit të gjuetisë së kundërligjshme.

Pos armëve, janë sekuestruar edhe katër radio marrës dhe municioni përkatës.

Në konsultim me prokurorin, të dyshuarit janë intervistuar në prezencë të avokatëve dhe janë hapur rastet për veprën penale “Gjueti e kundërligjshme” dhe “Mbajtje , kontroll apo posedim i paautorizuar i armës”.

“Në Kosovë është hap sezoni i gjuetisë por gjuetia është e lejuar vetëm me kushte të caktuara dhe në vende që janë të licencuar nga ministria përkatëse, në zonë e Prizrenit nuk ka ndonjë zonë ku është e lejuar gjuetie. Për ndryshe shumë të pasionuar pas gjuetisë nuk po i përfillin rregullat dhe ligjet në fuqi”, thotë më tutje policia në komunikatë. /Njeshi/

May be an image of text

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...