17.4 C
Pec
E mërkurë, 6 Korrik, 2022

Gjukanoviq, i hapur për demarkacionin, nuk e sheh si problem

Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, të mërkurën nisi vizitën dy ditore në Kosovë, që është e para në karrierën e tij të gjatë politike.

Presidentja Vjosa Osmani,ishte nikoqirja e parë e mysafirit nga Podgorica, të cilin e priti me ceremoni shtetërore.

Të dy thanë se aleanca Kosovë-Mali i Zi, veç po forcohet dhe këtë nuk e pengon as edhe çështja e demarkacionit të kufirit, ku Gjukanoviq, thotë se ka hapsirë për korrigjime.

“Kjo çështje mund të konsiderohet problematike vetëm për dikë që dëshiron të krijojë probleme, ne s’dëshirojmë që të krijojmë probleme në asnjë nga adresat tona dhe jam i sigurt që do t’i përmbahemi dokumenteve që kemi nënshkruar dhe se përmes punës së komisionit të përbashkët për demarkacion do të krijojmë kushtet e domosdoshme për korrigjime për të cilat do të pajtohemi që do të kontribuojë që ky kufi në demarkacionin e tij të jetë i logjikshëm dhe të jetë ashtu siç duhet të jetë dhe të mos shërbejë si burim i mosmarrëveshjeve dhe i rrezikimit të marrëdhënieve tona”, shtoi presidenti malazez.

Nga ana e saj e para e Kosovës, e quajti “çështje të lehtë” procesin e demarkacionit.

“Kosova ka ratifikuar tri dokumente, e para është marrëveshja dypalëshe sa i përket vendosjes së kufirit, e dyta është deklarata e përbashkët ndërmjet dy presidentëve të atëhershëm të Kosovës dhe Malit të Zi, dhe e treta ka qenë raporti i komisionit shtetëror për çështjen e kufirit. Gjithçka që ka të bëjë me raportet tona do të diskutohet dhe zhvillohet në parimin e respektit të ndërsjellë, në parimin e raporteve të shkëlqyeshme miqësore. Çështja e trupit të përbashkët teknik që është paraparë në deklaratën mes dy presidentëve, është një çështje e tillë teknike e cila do të realizohet gjithnjë përmes diskutimeve miqësore e përmbajtjesore ndërmjet dy vendeve tona, gjithnjë duke vlerësuar raportet tona të ndërsjella duke pasur miqësinë dhe thellimin e këtyre raporteve”,shtoi Osmani.

Kryetari i Malit të Zi shtet ky anëtar i NATO-s e Këshillit të Evropës, ku Kosova ka aplikuar për anëtarësim para një jave, premtoi mbështetje në këto procese.

“Në këtë mënyrë ne e kuptojmë aplikimin e Kosovës që të hyj në KiE. Prandaj është krejt logjike dhe natyrale që ta përkrahim këtë qëllim. Do vazhdojmë të bëjmë atë që e kemi bërë deri tani”.

Gjykanoviq, tha se dialogu Kosovë-Serbi, është i rëndësishëm për krejt rajonin. Ai bashkë me presidenten u pajtuan që vendet e tyre në procesin e integrimit të jenë pjesë e Procesit të Berlinit e jo nismës “Ballkani i Hapur”

Në nder të forcimit të miqësisë Kosovë-Mali i Zi, Osmani dhe Gjukanoviq, në oborrin e presidencës mbollën një pishë. Përderisa nderuan të pagjeturit në luftë kjo duke u përkulur pranë lapidarit që kujton ata që fati jetësor i të cilëve nuk dihet tash e 23 vjet nga përfundimi i luftës./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...