35 C
Pec
E mërkurë, 17 Korrik, 2024

Gjuriq me mision në samitin e NATO-së: Do ta forcojmë pozitën e Serbisë

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Marko Gjuriq deklaroi se është i nderuar të përfaqësojë Serbinë në Uashington në një sërë ngjarjesh gjatë javës së Samitit të NATO-s.

Ai tha se Serbia është e përkushtuar për dialog dhe bashkëpunim, ndërsa në të njëjtën kohë mbetet e përkushtuar ndaj politika e neutralitetit ushtarak dhe interesave kombëtare.

“Do të prezantoj politikën tonë dhe do të bisedoj me përfaqësuesit e vendeve me të cilat ndajmë dhe me ata me të cilët ndajmë më pak ose nuk ndajmë fare qëndrime për tema rajonale dhe ndërkombëtare”, ka shkruar Gjuriq në platformën X, transmeton Klankosova.t v.

“Misioni ynë është të forcojmë pozitën e Serbisë”, theksoi ai. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...