11.8 C
Pec
E mërkurë, 17 Prill, 2024

Gjuriq reagon pasi iu publikua fotografia me terroristin Radojiçiq: Nuk kam ndërmend t’i kërkoj falje Kurtit e as Sveçlës

Takimin me terroristin Milan Radoiçiq në një restorant, Marko Gjuriq e ka quajtur “fushatë negative” kundër tij e Serbisë. Gjuriq, për takimin me terroristin thotë se “nuk e ka ndërmend t’i kërkojë falje” kryeministrit të Republikës së Kosovës Albin Kurti e as ministrit Sveçla.

“Do të isha i zhgënjyer nëse nuk do të niste një fushatë negative me rastin e rikthimit tim të fundit. Edhe nëse është goxha e varfër. Nuk kam ndërmend t’i kërkoj falje Kurtit dhe Sveçlës apo boteve të tyre dhe njerëzve të tjerë keqdashës për asgjë”, shkruan Gjuriq.

I njëjti pohon se nuk ndihet i turpëruar që ka takuar terroristin Radoiçiq.

“Nuk i kam fshehur dhe as nuk kam turp asnjëherë nga kontaktet publike që kam në punën që bëj. Përveç përfaqësuesve të ndryshëm serbë me të cilët kam kontakte të rregullta dhe me të cilët dëshiroj të takohem edhe sot, jam takuar shumë herë, gjithashtu në kuadër të punës sime, me udhëheqës të shumtë shqiptarë”, vijon ai.

Ai tenton të largojë vëmendjen nga takimi i tij, duke thënë se takime ka pasur edhe me Kurtin e Sveçlën, dhe si rëndom akuzon krerët e shtetit të Kosovës se “shkelin të drejtat e serbëve”.

Ai paralajmëron rikthim në politikë, siç po flitet në krye të qeverisë serbe.

“Kam kohë që jam larguar nga politika ditore, ndaj më duket paksa i habitshëm pasioni me të cilin disa në hapësirën publike bëjnë fushatë kundër vendit të tyre, duke menduar se me këtë do të arrijnë përfitime politike. Megjithatë, në të ardhmen e afërt i presin zhgënjime të reja të mëdha. Do të kthehem së shpejti dhe mezi pres t’i përballoj të gjithë së bashku”, tha ai. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...