Në një konferencë të organizuar për media pas këtij takimit, ai ka thënë se nuk mund të flitet për një zgjidhje finale, pasi ajo është shumë larg.
Ai ka kritikuar kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinajn, se ua ka mbyllur dyert institucionale serbëve, pas emërimit të Dijana Ziviq, në postin e ministres së Bujqësisë në vend të Nenad Rikallos së Listës Serbe.
Sipas tij një veprim i tillë është i papranueshëm për çdo serb.
“Është e papranueshme që një serb të punoj kundër interesave të kombit të vet dhe të bashkëpunojë me institucionet e Kosovës”, është shprehur ai.