Ne Gjykaten Themelore në Pejë – Dega në Deçan sot është mbajtur seanca për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurve Rajko Krivokapiç, Marinko Jovanoviç dhe Dragutin Lalatoviç, kjo në bazë të kërkeses së parashtruar nga Prokuroria Themelore në Pejë, respektivisht Prokurori i shtetit Dorjan Juniku.
‘RADIO 1’ mëson se Gjykata në fjalë, ka aprovuar kërkesën e prokurorit pejan Juniku, kundër të pandehurve Rajko Krivokapiç, Marinko Jovanoviç dhe Dragutin Lalatoviç me dyshimin e arsyeshëm se të njejtit kishin për të kryer veprën penale “Nxitja e perçarjes dhe mosdurimit” nga neni 141 te KPRK-se, meqenëse te njejtit me datë 24.11.2024 kishin ardhur nga Mali i Zi konkretisht nga Nikshiçi në një liturgji në Manastirin e Deçanit ku në veturën e tyre, në kornizen e targave kishin vendosur mbishkrimin “Kosova është Serbi”.
Të njejtit janë transferuar në paraburgim prej 30 ditësh.
‘RADIO 1’ merr vesh se dy nga të pandehurit janë ushtar të Ushtrisë Malazeze./Njeshi&RADIO 1/