-3.2 C
Pec
E enjte, 9 Shkurt, 2023

Gjykata e Hagës ia ndalon Britanisë së Madhe kontrollimin e disa ishujve në Oqeanin Indian

Këmbëngulja e Britanisë së Madhe për t’i kontrolluar ishujt e largët Chagos në Oqeanin Indian është shpallur ilegale nga gjykata më e lartë e Kombeve të Bashkuara.

Ndonëse vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë ka më tepër karakter këshillues, njoftimi nga gjykatësit është një goditje tjetër për prestigjin e Britanisë së Madhe në skenën botërore.

Rasti ishte dërguar në gjykatë pasi pala kundërshtare, Ishujt Mauritius, përmes rezolutës kishin kërkuar që çështja të dërgohet në Gjykatën e Hagës. Kjo rezolutë kishte marrë vota të mjaftueshme në Kombet e Bashkuara gjatë votimit të saj në qershor të vitit 2017.

Kryetari i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, Abdulqaëi Ahmed Yusuf, tha se shkëputja e Ishujve Chagos në vitin 1965 nga Ishujt Mauritius nuk ishte bërë duke u mbështetur në vullnetin e lirë të banorëve. “Britania e Madhe është e detyruar që t’i japë fund administrimit të Ishujve Chagos sa më shpejt që është e mundur”, ka thënë ai.

Mbretëria e Bashkuar e kishte ruajtur pronësinë e Ishujve Chagos pasi Ishujt Mauritius e shpallën pavarësinë në vitin 1968. Në këta ishuj ndodhet një bazë ajrore e Shteteve të Bashkuara, shkruan “The Guardian”.

]]>
- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...