9.1 C
Pec
E premte, 23 Shkurt, 2024

Gjykata Komerciale merr vendim, pezullon përsëri punimet në “Rrugën A”

Gjykata Komerciale ka marrë vendim për të pezulluar përsëri punimet për ndërtimin e “Rrugës A”.

Lajmin për media e ka konfirmuar zëdhënësja e Gjykatës Komerciale, Albënora Bekteshi-Hoti

Në aktgjykimin e Gjykatës thuhet se është aprovuar kërkesa e paditësit “Pro&CO Group” sh.p.k. dhe është shtyrë ekzekutimi i vendimit të datës 19 prill 2023.

“Shtyhet ekzekutimi i vendimit PSh. nr. 144/23 i datës 19.04.2023, i nxjerrë nga i padituri Organi Shqyrtues i Prokurimit, deri në marrjen e vendimit përfundimtar për kërkesëpadinë”, thuhet në aktgjykim

Po ashtu, është caktuar seancë përgatitore me datë 20.12.2023 në ora 10:30.

Aktgjykimin e plotë e gjeni këtu./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...