14 C
Pec
E hënë, 19 Maj, 2025

Gjykata Kushtetuese anëtarësohet në Asociacionin e Gjykatave Kushtetuese Frankofone

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës është bërë anëtare me të drejta të plota e Asociacionit të Gjykatave Kushtetuese Frankofone (Association des Cours Constitutionnelles Francophones – ACCF).

Kështu bëhet e ditur në njoftimin për media të Gjykatës Kushtetuese.

“Pranimi i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës në ACCF është bërë pas shqyrtimit të kërkesës për anëtarësim dhe votimit në Asamblenë e Përgjithshme të Kongresit të 10-të të Asociacionit të Gjykatave Kushtetuese Frankofone, mbajtur më 6 – 8 maj 2025, në Bukuresht të Rumanisë”, thuhet në njoftim.

“Asociacioni i Gjykatave Kushtetuese Frankofone është themeluar në vitin 1997, me qëllimin që të forcojë bashkëpunimin ndërmjet gjykatave kushtetuese, të promovojë të drejtat themelore të njeriut, si dhe të kontribuojë në konsolidimin e demokracisë dhe sundimin e ligjit anembanë botës.

ACCF aktualisht përbëhet nga pesëdhjetë (50) gjykata kushtetuese dhe institucione ekuivalente nga Afrika, Evropa, Amerika dhe Azia, ndërsa selia e saj është në Këshillin Kushtetues të Francës, ku edhe ndodhet Sekretariati i Përhershëm i këtij asociacioni”.

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës tashmë është anëtare me të drejta të plota e Konferencës Evropiane të Gjykatave Kushtetuese (CECC) dhe anëtare themeluese e Forumit Ballkanik të Gjykatave Kushtetuese. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...