Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Gresa Caka Nimani ka përfunduar mandatin e saj nëntë vjeçar, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
Gjykata ka shkruar se Caka Nimani dha kontribut të jashtëzakonshëm në mbrojtje të Kushtetutës dhe vlerave të demokracisë dhe vlerave demokratike të Republikës së Kosovës.
“Kryetari, gjyqtarët dhe stafi i Gjykatës Kushtetuese, shprehin mirënjohjen e thellë për angazhimin dhe përkushtimin e saj dhe i urojnë suksese në angazhimet e saj të ardhshme”, thuhet në postimin e Gjykatës.
Postimi i plotë:
Pas skadimit të mandatit nëntë (9) vjeçar, më 30 dhjetor 2024, Kryetarja znj. Gresa Caka-Nimani, ka përfunduar shërbimin e saj si gjyqtare e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës.
Kryetarja Caka-Nimani është dekretuar si gjyqtare e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës, më 30 dhjetor 2015. Më 17 maj 2021, është zgjedhur, ndërsa më 5 qershor 2024, është rizgjedhur, Kryetare e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës.
Gjatë mandatit të saj, Kryetarja Caka-Nimani ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm në mbrojtjen e Kushtetutës dhe vlerave demokratike të Republikës së Kosovës.
Kryetari, gjyqtarët dhe stafi i Gjykatës Kushtetuese, shprehin mirënjohjen e thellë për angazhimin dhe përkushtimin e saj dhe i urojnë suksese në angazhimet e saj të ardhshme./Njeshi/