6.5 C
Pec
E shtunë, 7 Dhjetor, 2024

Gjykata Kushtetuese shpall vendimin për ish-kryeministrin Sali Berisha

Gjykata Kushtetuese ka shpallur vendimin mbi ankimin e bërë nga ish-kryeministrit Sali Berisha. Kushtetuesja ka pranuar pjesërisht kërkesën e Berishës duke shfuqizuar vendimin e GJKKO për “ndalimin e daljes jashtë vendit”.

“Gjykata shqyrtoi secilën masë sigurimi në këndvështrim të parimit të proporcionalitetit të lidhur me standardin e arsyetimit.

Gjykata me shumicë votash, vlerësoi duke iu referuar arsyetimit të gjykatave të zakonshme se masa e dhënë ndaj kërkuesit “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” është propocionale në drejtim të domosdoshmërisë, përshtatshmërisë dhe ashpërsisë.

Ne lidhje me masën tjetër, Gjykata vendosi pranimin e pjesshëm të kërkesës duke shfuqizuar mendimet gjyqësore objekt te shqyrtimit kushtetues, vetëm për pjesën qe kane caktuar masën “ndalim i daljes jashtë shtetit” ndaj kërkuesit Sali Berisha për shkak të cenimit të parimit të proporcionalitetit, në aspektin e domosdoshmërisë se kësaj mase, ne kushtet kur qëllimet e saj përmbushen nga masa tjetër e dhënë ndaj kërkuesit “detyrim për t’u paraqitur ne policinë gjyqesore”,-thuhet në vendimin e Gjykatës./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...