11 C
Pec
E shtunë, 2 Mars, 2024

Gjykata merr vendim ndaj dy të miturve të dyshuar për vrasjen e 18-vjeçarit nga Podujeva

Dy të dyshuarit në lidhje me vdekjen e të riut 18-vjeçar, Lulzim Zejnullahu, janë vendosur në paraburgim nga Gjykata Themelore në Prishtinë.

Vendimi i gjykatës ndaj të miturve u konfirmua nga zëdhënësja e gjykatës, Mirlinda Gashi.

Pas vendimit, të akuzuarit janë dërguar menjëherë në mbajtje.

Detajet mbi rrethanat e incidentit vazhdojnë të hulumtohen, por nga raportet e deritanishme dihet se Lulzim Zejnullahu ka pësuar lëndime fatale si rezultat i një sulmi brutal.

Pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor, Zejnullahu nuk arriti të mbijetojë pas plagëve të marra dhe ndërroi jetë të shtunën.

Ngjarja tragjike u dokumentua pjesërisht në një video të tmerrshme që më pas u bë publike në media, ku Zejnullahu duket se është rrahur dhunshëm nga njëri nga të dyshuarit duke përdorur një objekt metalik.

Hetimet e mëtejshme do të zbulojnë hollësitë e plotë të këtij rasti të rëndë dhe motivet që çuan në këtë akt dhune.

Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, në një konferencë për media pas mbledhjes së këshillit komunal të sigurisë, tha se njëri nga dy të dyshuarit për vrasjen e të riut Lulzim Fejzullahu në Podujevë, është i dënuar me tri vite burgim në një rast të mëhershëm dhe se ka një dosje të trashë penale në organet e rendit/Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...