11.2 C
Pec
E hënë, 27 Shtator, 2021

Gjykata merr vendim për 18 të arrestuarit për mashtrim përmes “call center”

Gjykata Themelore e Prishtinës iu ka paracaktuar një muaj paraburgim 18 të dyshuarve për veprën penale Mashtrim dhe organizim kriminal ndaj nënshtetasve gjermanë nëpërmjet veprimtarisë “call center”.

Një gjë e tillë është bërë e ditur nëpërmjet një komunikate për medie nga vetë Gjykata, duke thënë se iu është aprovuar kërkesa Prokurorisë Speciale të Kosovës.

“Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës për caktimin e masës së paraburgimit në çështjen penale kundër të pandehurve K.G.,F.D.,I.L.,E.L.,F.K.,N.M.,I.S., M.K.,D.H.,M.T.,V.K.,A.Z.,L.H.,Ç.Q.,A.N.,A.V.,I.XH.,A.DH., për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprat penale Mashtrim nga neni 153 paragrafi 1 dhe paragrafi 3, sipas Kodit Penal të shtetit Gjerman, e kryer në grup, e që lidhet me veprën penale Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar nga neni 277 lidhur me veprën penale mashtrimi nga neni 323 paragrafi 4 lidhur me paragrafin 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e Gjykatës.

“Ekziston dyshimi i bazuar se që nga viti 2018 dhe në vazhdimësi deri me datën 31 mars 2021, të pandehurit duke vepruar si grup i organizuar dhe i strukturuar me hierarki dhe me role të përcaktuara, të udhëhequr nga të pandehurit A.F. dhe F.D. dhe në bashkëpunim mes vete, me dashje dhe qëllim të përfitimit pasuror të kundërligjshëm dhe veprimtarisë së përgjithshme të grupit kriminal të organizuar..”, thuhet tutje në njoftim.

“…duke i kontaktuar përmes telefonit dhe duke i bindur personat e interesuar me premtime për fitime të larta duke i vu të njëjtit në lajthitje e që ata u besonin për të bërë pagesa në llogari të ndryshme, për kompanitë të cilat e ushtrojnë biznesin e shërbimeve telefonike ( Call Center), ndër to janë F.M. LLC., M.R LLC., W.M., W.M.C.SHPK, ku humbja financiare e të dëmtuarve arrin në rreth 4.000.000 euro ( katër milion euro)”./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...