Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë kanë vendosur që të shtyjnë për ditën e sotme, e hënën me 9 dhjetor 2024, paraqitjen e parë të Isni Kilaj në çështjen ku ai po akuzohet se bashku me Hashim Thaçin, Bashkim Smakajn, Fadil Fazliun dhe Hajredin Kuçin për pengimi të drejtësisë.
Kjo kërkesë është bërë nga avokati i Kilajt i cili e përfaqësonte atë që prej shkuarjes së tij të parë në Hagë.
Ndryshe Bashkim Smakaj, Fadil Fazliu dhe Isni Kilaj u arrestuan më 5 dhjetor në Kosovë dhe u transferuan në objektin e paraburgimit në DhSK të premten më 6 dhjetor në bazë të aktakuzës së konfirmuar dhe fletarrestimeve të lëshuara nga Haga. /Njeshi/