5.8 C
Pec
E diel, 21 Prill, 2024

Gjykata Themelore – Burgim dhe gjobë ndaj hetuesit të Policisë

Hetuesi policor, Bekim Hyseni është gjetur fajtor nga Gjykata e Prishtinës për veprën penale ‘Ushtrim Ndikimi’.

“Të njëjtit [gjykata] i shqipton dënim me burgim në kohëzgjatje prej 14 muajsh, dënim me gjobë në vlerën prej 3000 eurove” – deklaroi gjyqtari Avni Syla.

Përveç dënimit kryesor, të pandehurit i është shqiptuar edhe dënim plotësues.

“Të pandehurit i shqiptohet edhe dënimi plotësues, ndalimi i ushtrimit të funksionit në administratën publike të detyrës në Policinë e Kosovës në kohëzgjatje prej 3 vitesh”- u tha më tutje gjatë shpalljes.

Me ketë rast gjithashtu u potencua që Bekim Hyseni do të lirohet nga masa e paraburgimit, masë të cilën po e vuante nga 08.04.2023.

Çka thotë aktkakuza?

Sipas aktakuzës, më datën 08.02.2024, rreth orës 17:00 në Obiliq, në parkingun pranë banesës së tij, në veturën e të dëmtuarit B. P., i pandehuri Bekim Hyseni në cilësinë e personit zyrtar, në pozitën e zyrtarit policor, Hetues në Stacionin Policor në Obiliq, në mënyrë të drejtpërdrejt kërkon dhe pranon shumën e të hollave prej një mijë (1000) euro nga i dëmtuari B. P.

Të njëjtat i kërkon duke pretenduar se, ai është në gjendje të ushtroj ndikim të pa drejt mbi vendimmarrjen e personit zyrtar – për të mbyllur një rast penal në Policinë e Kosovës, më konkretisht në Njësinë e Hetimeve Rajonale në Prishtinë.

Rasti kishte të bënte me dyshimet për veprën penale Kanosje, në të cilin i dyshuar ishte B. P.

Në aktakuzë thuhet se i pandehuri ka pranuar se, i ka marr paratë nga i dëmtuari në vlerën e lartcekur dhe ka pranuar fajin për këtë vepër penale.

Kështu i pandehuri përmes mbrojtësit të tij av. Yll Zekaj ka kërkuar me shkrim që të filloj negocimin e marrëveshjes mbi pranimin e fajësisë.

Prokurori i Shtetit ka marr autorizimin e Kryeprokurorit të kësaj Prokurorie për të negociuar marrëveshjen mbi marrëveshjen e fajësisë.

Më datën 27.02.2024, Prokurori i Shtetit dhe i pandehuri me mbrojtësin e tij, në mbështetje të nenit 230 të KPPK-së, kanë arritur marrëveshje për pranimin e fajësisë thuhet më tutje sipas dosjes së përpiluar nga prokurori Zef Prenrecaj.

Gjithnjë sipas organit të ndjekjes bazuar në faktet dhe provat e lartcekura, është vërtetuar në mënyrë të pa kontestueshme se, i pandehur ka kryer veprën penale, e cila i vihet në barrë si në aktakuzë, raporton Kallxo. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...