12.5 C
Pec
E diel, 6 Tetor, 2024

Gjykata Themelore e Gjakovës në del në objektin e ri, i përgëzon edhe Rexhepi e Gjini

Me ceremoni solemne Gjykata Themelore në Gjakovë ka filluar punën në objektin e ri, si hap tjetër i rëndësishëm për përmirësimin e efikasitetit të sistemit gjyqësorë.

Gjykata Themelore në Gjakovë ka gjithsejtë 17 gjyqtarë dhe 64 persona si pjesë të stafit administrativ, ndërsa dega në Rahovec ka gjithsej 6 gjyqtarë dhe 28 staf administrativ, kurse ajo në Malishevë ka gjithsej 5 gjyqtarë dhe 29 staf administrativ.

Objekt i ri është i pajisur me teknologjinë më të avancuar, ka gjithsejtë  13 salla gjykimi, ku do të ushtrojnë detyrën rreth 17 gjyqtarë, i cili pa dyshim do të ketë rritjen e efektivitetit në Gjykatën e Gjakovës.

Gjatë ceremosisë së funksionalizimit të kësaj Gjykate, i pranishëm ishte edhe kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Albert Zogaj, i cili theksoi rëndësinë e hapjes së objektit të ri të Gjykatës Themelore në Gjakovë, i cili përmirëson ambientin për gjyqtarët dhe qytetarët, duke ofruar salla të përshtatshme dhe teknologji të avancuar.

Ndërsa kryetari i Gjykatës Supreme të Kosovës, Fejzullah Rexhepi, e cilësoi këtë një arritje të rëndësishme për sistemin gjyqësor dhe një hap përpara në modernizimin e institucioneve të drejtësisë.

Besim Kelmendi, U.D. i Kryeprokurorit të Shtetit, shprehu mbështetje dhe përkushtim për një bashkëpunim të ngushtë mes prokurorisë dhe gjykatës, për të siguruar një sistem të drejtë dhe efikas.

Në fjalën e tij kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, shtoi se ky projekt është një kontribut i çmuar për rritjen e cilësisë së shërbimeve publike dhe për forcimin e lidhjeve mes institucioneve dhe komunitetit lokal.

Ndërsa, Kryetari i Gjykatës Themelore në Gjakovë, Nikollë Komani, falënderoi të gjithë për kontributin e tyre në realizimin e këtij projekti dhe premtoi se qytetarët dhe stafi do të angazhohen me gjithë kapacitetet për të përmbushur obligimet kushtetuese dhe ligjore me qëllim që qytetarëve t’u ofrojë shërbime gjyqësore efikase,-thuhet në komunukatën nga Zyra për Media e Gjykatës Themelore të Gjakovës./Njeshi&RADIO 1/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...