18.6 C
Pec
E hënë, 7 Tetor, 2024

Gjykimi i ish-krerëve të UÇK-së/ Dëshmitari i sot dëshmon në seancë të mbyllur

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë do të vazhdojë sot procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Nga Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS), i kanë thënë RTKlive se dëshmitari i së hënës do të dëshmojë në seancë të mbyllur dhe prokurori do të lexojë një përmbledhje të provave.

Ndryshe në këtë rast gjyqësor Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë njoftuar se Trupi Gjykues ka pranuar dëshmitë dhe provat materiale shoqëruese me shkrim të 9 dëshmitarëve në çështjen gjyqësore kundër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Seanca e sotme vjen pas një jave pushim nga Dhomat e Specializuara./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...