21.9 C
Pec
E shtunë, 15 Qershor, 2024

Gjykimi ndaj Krivaqës e Sejdiut, fillon nga ora 13:00 – u shtye për pak orë

Për seancën ndaj Dardan Krivaqës, dhe Arbër Sejdiut, e cila ishte paraparë të fillonte nga ora 10:00 është vendosur që të mbahet nga ora 13:00.

Kjo është bërë me arsyetimin se dy të akuzuarit në orën e cila ishte caktuar të niste gjykimi nuk mund të silleshin nga burgu ku po mbahen.

Gjykata Themelore e Ferizajt më 4 gusht 2023 e ka dënuar me burgim të përjetshëm  Krivaqën për vrasjen e Marigona Osmanit. Ndërsa ishte liruar nga akuza për dhunim.

Sejdiu ishte dënuar me 15 vite burgim për ndihmë në vrasjen e rëndë në bashkëkryerje. Ai ishte liruar nga vepra penale e ndihmës në dhunim.

Por, Gjykata e Apelit me aprovimin e ankesës së Prokurorisë Themelore në Ferizaj dhe mbrojtjes së dy të akuzuarve, e ka kthyer çështjen në rigjykim. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...