Ish-eprori i UÇK-së, Rexhep Selimi, në seancën e sotme e cila po mbahet në Hagë, është shfaqur me emblemën e UÇK-së në kollaren e tij.
Në kollaren e kuqe është vetëm forma e emblemës pasi nuk lejohen shkronjat.
Ky detaj në veshjen e tij vjen me rastin e 28 Nëntorit – Ditës së Flamurit e cila shënohet sot dhe festohet gjithandej ku ka shqiptarë. /Njeshi/