16.8 C
Pec
E enjte, 22 Maj, 2025

Gjykimi për 400 kg kokainë–dëgjimi i dëshmitarit vazhdon pa praninë e publikut

Edhe sesioni i pasdites në rastin e njohur si “400 kg kokainë” ka vazhduar i mbyllur në Gjykatën Themelore të Prishtinës.

Gjykatësi i çështjes, Ngadhnjim Arrni, ka bërë të ditur se seanca do të zhvillohet prapa dyerve të mbyllura, për shkak të numrit të madh të pyetjeve të parashtruara nga palët në procedurë ndaj dëshmitarit që po dëgjohet gjatë kësaj faze të shqyrtimit gjyqësor.

Ky rast ka zgjuar vëmendje të madhe publike dhe mediatike, për shkak të sasisë së madhe të drogës dhe përmasave ndërkombëtare që përfshin rasti./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...