4.6 C
Pec
E premte, 2 Dhjetor, 2022

Gjyqi i Johnny Depp kundër Amber Heard kthehet në film

Gjyqi për shpifjen i Johnny Depp dhe Amber Heard, i cili përfshinte dëshmi të bujshme, duke përfshirë akuzat për xhelozi ndaj aktorit James Franco, është kthyer në një film vetëm katër muaj pas vendimit final.

Një ‘trailer’ për “Hot Take: The Depp/Heard Trial” u publikua të mërkurën (28 shtator) me Mark Hapka dhe Megan Davis në rolet kryesore.

Në pamjet e para u shfaqën Davis si Heard dhe Hapka në portretizimin e Depp ulur në sallën e gjyqit.

Hapka ishte në dukej i ngjashëm me Deppin me stilin e tij të njohur të flokëve dhe syzet e diellit, ndërsa Davis ishte i dukshëm si Heard, veçanërisht në veshjet e saj në sallën e gjyqit.

Filmi i regjisores Sara Lohman paraqet gjithashtu Mary Carrig si avokaten e Heard, Elaine Bredehoft.

“Hot Take” është planifikuar të dalë të premten (30 shtator) falas në platformën Tubi.

Depp e paditi ish-gruan e tij Heard në shkurt 2019 për shkrimin e saj të dhjetorit 2018 në “The Washington” Post dhe ajo e kundërshtoi atë në gusht 2020.

Gjyqi Depp kundër Heard u mbajt në Fairfax County të Virxhinia nga prilli 2022 deri në qershor 2022 dhe transmetimi i tij i drejtpërdrejtë u shikua gjerësisht dhe krijoi reagime të shumta në mediat sociale.

Gjyqi i famshëm përfshinte dëshminë nga Depp dhe Heard, të cilët dhanë detaje në romancën e tyre, e cila u shndërrua në një martesë katastrofike me të dy duke akuzuar njëri-tjetrin për abuzim.

Heard gjatë dëshmisë së saj emocionale e përshkroi Depp si një burrë të dhunshëm dhe xheloz dhe tha se xhelozia e tij ndaj aktorit Franko, 44 ​​vjeç, ishte arsyeja që ai u zemërua në bordin e një fluturimi nga Boston për në Los Angeles kur dyshohet se e goditi Heardin pas shpine. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...