Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka dalë edhe publikisht në mbështetje të Marshit për Drejtësi, i cili do të mbahet më 2 prill, diten e diel, në mbështetje e solidarizim për ish-krerët e UÇK-së, të cilët gjenden në Hagë.
Gjykimi, apo thënë më saktë shqyrtimi gjyqësor ndaj Thaçit e të tjerëve pritet të fillojë të hënën, më 3 prill.
“MARSHOJMË PËR DREJTËSI!
E diel, 2 prill, ora 14:00”, ka shkruar Konjufca/Njeshi/