Të tjera detaje kanë dalë nga megaoperacioni i zhvilluar nga SPAK në disa qytete të vendit, ku u nxorën të paktën 50 urdhër-arreste për personazhe të njohur të botës së krimit në vend.
Sipas burimeve nga vetë SPAK, bëhet me dije se megaoperacioni ka zgjatur për rreth 20 orë dhe është shtrirë në disa nga qytetet kryesore të vendit si Tiranë, Durrës, Vlorë, Lezhë, Fushë Krujë dhe Rrëshen.
Nga këto urdhër-arreste deri më tani janë ekzekutuar 20 prej tyre, 14 prej të cilave në Shqipëri dhe të tjerat jashtë vendit.
Po ashtu bëhet me dije se janë kontrolluar rreth 50 objekte banimi, përfshi ato të Avdylajve në Shijak, Bamëve në Nikël, klanit Duka në Tiranë dhe të Fatmir Hysenit në Vlorë.
Nga operacioni janë sekuestruar rreth 3 milionë euro kesh, një sasi e madhe orash të shtrenjta me vlerë rreth 500 mijë euro e automjete të blinduara me vlerë rreth 500 mijë euro. Vlera totale e parave, makinave dhe sendeve me vlerë të sekuestruara shkon në rreth 4.5 milionë euro.
Lajmi i plotë në këtë LINK. Telegrafi/Njeshi/