16 C
Pec
E premte, 18 Prill, 2025

Goditet spitali në Gaza nga një sulm ajror izraelit

Një sulm ajror izraelit ka shkatërruar qendrën e kujdesit intensiv dhe departamentin e kirurgjisë së spitalit kryesor në Gaza City, ka njoftuar Hamasi, transmeton “BBC”.

Një video e postuar online janë parë flakë të mëdha dhe tym duke u ngritur mbi spitalin “Al-Ahli Baptist”. Janë parë njerëz duke ikur.

Një gazetar lokal ka thënë se Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) kanë telefonuar një mjek dhe i dhanë paralajmërim për evakuim.

Hamasi e ka quajtur këtë sulm “krim të tmerrshëm” nga Izraeli. Izraeli ndërkohë ka thënë se do t’i shohë raportet.

Nuk është raportuar për të vdekur.

“Gjithë pacientët dhe personat e zhvendosur duhet të shkojnë te një distancë e sigurt. Keni vetëm 20 minuta për t’u larguar”, raportohet t’i ketë thënë ushtari izraelit një mjeku në departamentin e emergjencës të spitalit, gjatë bisedës telefonike.

Mbi 1500 persona janë vrarë, që kur Izraeli riktheu sulmet në Gaza pas një armëpushimi disa javor, ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë e Gazës.

Që nga fillimi i luftës më 7 tetor të vitit 2023, që erdhi si pasojë i sulmit të Hamasit në Izrael gjatë të cilit u vranë 1200 persona e u morën 251 pengje, në Gaza janë vrarë 50 mijë e 933 persona, sipas ministrisë së Shëndetësisë së Gazës. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...