Golden Eagle Ylli ka arritur të triumfoj dramën çerekfinale ndaj Bashkimit me rezultat 67-63 në kuadër të Superkupës së Kosovës në basketboll.
Suharekasit u rikthyen nga disavantazhi që e patën në pjesën e parë 35-27.
Çereku i tretë ishte vendimtar për “Xhebrailat” që rikthyen epërsinë dhe arritën të mbajnë deri në fund.
Më i dalluari në këtë fitore për Yllin ishte Christian Rohlehr me 15 pikë e katër kërcime.
Teksa vendimtar si gjithmonë ishte edhe kapiteni Gëzim Morina që shtoi 14 pikë.
Kurse për Bashkimin më i dalluari Marc Smith me 23 pikë.
Pas, Trepçës, Sigal Prishtinës dhe Pejës, Ylli është skuadra e katërt gjysmëfinaliste e Supërkupës së Kosovës.
Nesër luhen sfida gjysmëfinale, teksa shorti do t’i përckatoj çiftet gjysmëfinale./Njeshi/