13.2 C
Pec
E diel, 16 Mars, 2025

Golden Eagle Ylli merr fitore të rëndësishme ndaj kampionit në fuqi Trepçës

Golden Eagle Ylli shënoi fitore shumë të rëndësishme ndaj kampiones së Kosovës, Trepçës me rezultat 82:74 (24:20, 22:17, 17:18, 19:19), në javën e 23-të të ProCredit Superligës.

Çereku i parë ishte interesant, ku dy skuadrat kishin epërsi të lehtë, por pa mundur të shkëputen, sidoqoftë, vendasit me një seri prej 8:1, e fitojnë këtë pjesë 24:20.

Therandasit për një nuancë ishin më të mirë edhe në periudhën e dytë, 22:17, duke shkuar në pushim me rezultat 46:37.

Ylli në periodën e tretë dy herë kishte epërsi deri në 11 pikë, derisa rezultati pas 30 minutash në semafor ishte 63:55.

Mitrovicasit arritën të ngushtojnë shifrat në 65:62, por në momentet vendimtare shkëlqeu Ylli për të fituar 82:74.

Te vendasit më i miri ishte Jalen Nesbitt me 16 pikë e gjashtë kërcime, derisa Jan Palokaj shtoi 21 pikë, ndërsa te mysafirët Michael Green kishte 22 pikë e tetë asistime, ndërsa Michael Myres kishte 13 pikë e 14 kërcime.

Golden Eagle Ylli ka dhjetë fitore e 13 humbje, ndërsa Trepça 15 fitore e tetë humbje./Njeshi&Telegrafi/

13 fshatra të Deçanit deri nesër pa ujë, shkaktar – ndërhyrja nga jashtë, faktori njeri

 

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...