24.5 C
Pec
E diel, 8 Shtator, 2024

Ku është dhe ç’bënë – Gonxhe Gashi zëri shqip që dridhi ish-Jugosllavinë e kohës, figura që e bëri Pejën të madhe

Gonxhe Gashi ka lindur më 11 dhjetor të vitit 1941 në Pejë.

Është bija e tretë e Gjovalin (Lorenc Gjonit) Gashit dhe Marije Çivlaku (Andreja) Gashi.

Familja: Prindërit Marija dhe Gjovalini. motra e madhe, Lajdja, Gonxhja, Sofija, Lorina, Margarita, vëllëzërit Lorenci dhe Marjani
Familja: Prindërit Marija dhe Gjovalini. motra e madhe, Lajdja, Gonxhja, Sofija, Lorina, Margarita, vëllëzërit Lorenci dhe Marjani

Paraqitjet e para të saja kanë ndodhur në kuadër të Shoqërisë Kulturore-Artisike ‘Përparimi’ i Pejës, kur edhe debutoj në moshën 15 vjeçare në Festivalin e Ulqinit (1960).

Së bashku me SHKA ‘Përparimi’ i Pejës Gonxhja zuri vendin e parë në Paliq të Suboticës në Vojvodinë, me këngën “O moj Korçare”.

Në mesin e artistëve në foto, ylli i shquar i këngës Gonxhe Gashi këngëtarja që përfaqësoj denjësisht Pejën dhe në Paliq (Suboticë) si soliste nën përcjelljen e korit dhe orkestrës duke e zënë vendin e parë, me mikrofon ylli tjetër i këngës shqipe Ramadan Krasniqi - Dani e ku bashkë me grupin muzikor shihen edhe Viktor Çivlaku, Gjon Çivlaku etj! Burimi: Familja Çivlaku-Pejë
Në mesin e artistëve në foto, ylli i shquar i këngës Gonxhe Gashi këngëtarja që përfaqësoj denjësisht Pejën dhe në Paliq (Suboticë) si soliste nën përcjelljen e korit dhe orkestrës duke e zënë vendin e parë, me mikrofon ylli tjetër i këngës shqipe Ramadan Krasniqi – Dani e ku bashkë me grupin muzikor shihen edhe Viktor Çivlaku, Gjon Çivlaku etj! Burimi: Familja Çivlaku-Pejë

Gonxhe Gashi gjatë karrierës, njihet për një repertor të gjërë të këngëve të lehta qyterare të kompozuar nga prof.Dr. Muhamet Belegu, Vinçenc Gjini, Akil Koci, Gjergj Kaçinari e të tjerë.

Gonxhja ka kënduar edhe këngë në duet. Dueti i parë në kuadër të SHKA ‘Përparimi’ është  me Muhamet Shalën.

Gjatë viteve dhe kulmit të karrierës, Goxhja realizoi inçizime në RTP duke kënduar në duet me Gjejlane Broqin, duet ky i njohur në historinë e këngës së lehtë popullore.

Gonxhe Gashi ishte anëtare e Korit të qytetit dhe udhëheqëse e Korit të kishës katolike ‘Shën Katarina’ në Pejë.

Me rastin e vizitës së Nënës Terezë në Pejë në vitin 1979

Me rastin e vizitës së Nënës Terezë në Pejë në vitin 1979

Në moshën 83 vjeçare, Gonxhe Gashi, vitet e pleqërisë sot i kalon nën kujdesin familjarë të gjërë, me probleme shëndetësore të moshës, të cilat ja pamundësojnë ndonjë intervistë jetësore për ‘TOP FOLK’ të ‘RADIO 1’.

Për përshkrimin e shkurtër jetësorë të saj në këtë copëz shkrimi, duhet falënderuar nipin e saj, Albert Prenkaj./Njeshi&RADIO 1/

Në mesin e artistëve në foto, ylli i shquar i këngës Gonxhe Gashi këngëtarja që përfaqësoj denjësisht Pejën dhe në Paliq (Suboticë) si soliste nën përcjelljen e korit dhe orkestrës duke e zënë vendin e parë, me mikrofon ylli tjetër i këngës shqipe Ramadan Krasniqi - Dani e ku bashkë me grupin muzikor shihen edhe Viktor Çivlaku, Gjon Çivlaku etj! Burimi: Familja Çivlaku-Pejë
Në mesin e artistëve në foto, ylli i shquar i këngës Gonxhe Gashi këngëtarja që përfaqësoj denjësisht Pejën dhe në Paliq (Suboticë) si soliste nën përcjelljen e korit dhe orkestrës duke e zënë vendin e parë, me mikrofon ylli tjetër i këngës shqipe Ramadan Krasniqi – Dani e ku bashkë me grupin muzikor shihen edhe Viktor Çivlaku, Gjon Çivlaku etj! Burimi: Familja Çivlaku-Pejë

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...