6.4 C
Pec
E diel, 16 Shkurt, 2025
https://www.njeshi.com/wp-content/uploads/2024/04/Radio-1-1.png

Gorazhdeci i Pejës trazohet nga grafiti "UÇK"!

Persona të maskuar me kapulaçe gjatë mbrëmjes së shkuar, kanë shkruar në shtëpinë e një serbi të familjes Dakiç, në Gorazhdec të Pejës, grafitin “UÇK”.

Kështu ka kumtuar sot e ashtuquajtura Zyrë e Kosovës në Qeverinë e Serbisë, por ky rast, është bërë e ditur edhe në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, raporton Njeshi.

“K/Serb ka njoftuar se në afërsi të shtëpisë së tij e ka vërejtur një person të panjohur i cili ishte i maskuar. Pasi i dyshuari ka vërejtur ankuesin i njëjti është larguar në drejtim të panjohur. Më pastaj në derën e hyrjes ankuesi e ka parë një mbishkrim, që dyshon se e ka shkruar i dyshuari. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori”, thuhet në raport.

Grafiti, sipas asaj që përcjellë b92, është shkruar pak para mesnate e në kumtesë theksohet se banorët lokalë kanë kërkuar shtimin e pjesëtarëve të KFOR-it dhe të Policisë së Kosovës.

“Serbët në Gorazhdec dhe në pjesët tjera të Kosovës shpesh janë në shënjestër të sulmeve. Marrë para sysh se kjo përpjekje brutale e frikësimit ka ndodhur vetëm 24 orë pas vjedhjes së një lope në pjesën tjetër të fshatit, kërkojmë nga KFOR-i dhe nga Policia ta shtojnë praninë në këtë enklavë serbe”, thotë kumtesa, transmeton Njeshi.

Familja Dakiç, u ka thënë mediave kosovare se ndjehen të frikësuar dhe kërkojnë shtim të patrullave policore në këtë lokalitet.

Anëtari i familjes Dakiç

Kumtesa përfundon me kërcënimin se “zyrtarët serbë kanë bërë qartë me dije se shteti i Serbisë nuk do të mbetet vetëm vëzhguese ndaj sulmeve kundër serbëve, por se do të dijë të përgjigjet në çdo përshkallëzim të dhunës në Kosovë”. /Njeshi/

]]>
- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...